Zaev të hënën në Bruksel, takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s
09/06/2017 - 8:12

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, të hënën më 12 qershor do të shkojë në selinë e NATO-së Në Bruksel.

Kryeministri Zoran Zaev do të takohet me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, eurokomisionerin për zgjerim, Johanes Han, dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sipas njoftimeve të Aleancës, në takim me sekretarin e organizatës më të madhe ushtarako-politike, Zaev do të jetë i shoqëruar nga ministrja e re e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov ku dhe do të informohen me detyrat që duhet të ndërmarrë Maqedonia për t’u bërë pjesë e Aleancës, shkruan Alsat M.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Mediat ndërkombëtare jehonë exit poll-it të Ora News dhe IPR Marketing

Close