Përshëndet proçesin - Zgjedhjet në Kosovë, MPJ: Tjetër provë e konsolidimit të demokracisë
12/06/2017 - 10:53

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet procesin demokratik që karakterizoi zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, të cilat u zhvilluan më 11 qershor 2017.

Në një deklaratë për mediat, MPJ nënvizon se  shprehja e vullnetit të lirë në një proces të drejtë e konkurues përbën një tjetër provë solide të konsolidimit të demokracisë në Kosovë.  

Ministria e Jashtme shqiptare shpreh besimin se institucionet e reja do të krijohen së shpejti, në përputhje me vullnetin e shprehur dhe kushtetutën e vendit, për t’iu përgjigjur përparësive, nevojave dhe sfidave të zhvillimit, përfshirë përshpejtimin e procesit të integrimit euroatlantik.

MPJ thotë se pret të vijojë sa më parë bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm me qeverinë e re, në të mirë të forcimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve mes Shqiperisë dhe Kosovës, por edhe për të dinamizuar e konkretizuar më tej bashkëpunimin në kuadrin rajon.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
BOOM/ Djegia e mbeturinave po helmon banorët e Çorumit (20 tetor 2017)

Close