Hapet qendër e re për autizmin, trajtohen fëmijët mbi 7 vjeç
02/04/2015 - 17:28 Nga: Manjola Hasa

Në Shqipëri hapet një qëndër e dytë nga Fondacioni Fëmijët Shqiptarë për të trajtuar fëmijët autik mbi 7 vjeç. Është hera e parë që kjo grupmoshë merr një trajtim të tillë të specializuar dhe financimi i kësaj godine është dhuratë e Qeverisë kuvajtiane. Ndërkohë në Tiranë janë zhvilluar një sërë aktivitetesh për sensibilizimin e qytetarëve për autizimin.

Në Tiranë hapet qëndra e dytë për trajtimin e autizmit. Kjo qëndër është për trajtimin e fëmijëve më të rritur, mbi 7 vjeç dhe është hera e parë për këtë grupmoshë që përfiton një trajtim më të specializuar.

Financimi i saj është një dhuratë e Qeverisë kuvajtiane falë mbështetjes së Fondacionit Fëmijët Shqiptarë.

Dr. Liri Berisha tha se programi është i specializuar, duke ndihmuar të miturit të aftësohen.

Në ditën ndërkombëtare të sensibilizimit të autizmit, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh, të cilat nisën siparin që nga rruga “Murat Toptani”.

Në pedonale u krijua një ambjent argëtues për këta të vegjël dhe për kalimtarët u ofruan broshura informuese se çfarë është autizmi.

Aktivitetet vijojnë përgjatë ditës me qëllim sensbilizimin dhe informimin mbi këtë këtë çrregullim neurobiologjik.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Rama: Ruçi në krye të Kuvendit, garant i bashkëjetesës qeveri-opozitë

Close