Ja pse përjetoni një ndjenjë të çuditshme kur prekni kërthizën
21/09/2017 - 21:48

Keni patur ndonjë ndjenjë të cuditshme kur keni prekur kërthizën? Nuk jeni të vetmit.

Kjo pjesë e trupit ka qenë gjithnjë e cuditshme, pavarësisht se qëndron ngjitur apo është paksa i ngritur.  Për shumë njerëz është problematike pasi një prekje e thjeshtë e saj, i bën që të shkojnë në tualet.

Një mjek amerikan, Christopher Hollingsworth ka shpjeguar arsyen për këtë gjë.

“Kur vendosni gishtin në kërthizë, një sinjal dërgohet menjëherë në fibrat më të thella që e lidhin zgavrën e brendshme të barkut me shtyllën kurrizore.”

Pas kësaj, ai shpjegoi se shtylla kurrizore sinjalizon në fshikëz dhe uretër, prandaj shumë njerëz kanë ndjenjën që duhet të shkojnë në tualet.

Gjithashtu, shtoi se kjo ndodh vetëm nëse e shtypni kërthizën thellë, përndryshe do keni thjesht një ndjenjë të cuditshme.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento