Aksidentohet tenori italian, Andrea Bocelli bie nga kali
14/09/2017 - 19:49

Aksidentohet tenori italian me fame botërore Andrea Bocelli. Këngëtari i muzikës lirike mësohet se ka rënë nga kali i tij gjatë kalërimit në Lajatico, Piza.

Pas aksidentit ai është transportuar në spitalin e Pizës. Sipas informacionit të parë, gjendja shëndetësore nuk paraqitet serioze.

Mediat italiane thonë se tenori ka marrë dëmtime në kafkë. Për momentin, Spitali Universitar i Pyrenees nuk ka dhënë informacion zyrtar.

Por vetë Andrea Bocelli në një postim në fb pas ngjarjes shkruan: “Të dashur, unë e di që keni qenë të shqetësuar për mua në këto orë … Më vjen keq, dua t’ju qetësoj dhe t’ju them se jam mirë.Ishte një rënie e vogël nga kali. Duke ju falënderuar për shumë mesazhe të marra, ju përqafoj me dashuri”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Më shumë