Aktori i humorit ‘ndërron’ profesion, publikon hitin komik
11/10/2017 - 21:55

Aktori i humorit, Xhevdet Jashari ka publikuar projektin muzikor ‘Vet mthae tdua’ që flet për dashurinë ndaj një vajze duke ndërthurur zhanerin komik, rap dhe komedi.

Ai u bë i njohur nga seriali ‘O Sa Mirë’ në Kosovë ku e prezanton veten si ‘Arifhikmeti’ nga Tetova e Maqedonisë.

Personazhi u pëlqye nga shumë persona, prandaj ai ka vendosur që të sjellë një këngë që lidhet me rolin e tij.

“Të gjithë ju që e përkrahët Arifhikmetin, të gjithë ju që i dhatë mundësinë Arifhikmetit të jetë pjesë e jetëve tuaja u jam mirënjohës pafundësisht. Të gjithë juve ua kushtoj këtë këngë (këngë e cila është e zhanrit komik, edhe rep edhe komedi) duke shpresuar në përkrahjen tuaj të mëtutjeshme dhe duke shpresuar se do tu pelqejë,” – shkruajti ai në Instagram.

Teksti i këngës së Xhevdetit, që e prezantoi veten si MC Lifi është shkruajtur nga vetë ai në dialektin tetovar dhe ka marrë mbi 5 mijë klikime në pak minuta.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter