Alessia Çoku shpallet Miss Shqipëria 2017
17/06/2017 - 19:58

Është mbajtur në Tepelenë mbrëmjen e 16 qershorit, Miss Shqipëria 2017, ku fituese e edicionit të 19-të u zgjodh Alessia Çoku.

16-vjeçarja u shpall më e bukura ndër të bukurat, me disa tipare klasike shqiptare dhe linja shumë të holla trupore, u ul në fronin e më të bukurës shqiptare.

Gjatë spektaklit u ndanë edhe çmimet Miss Interneti, Miss Press dhe Miss Miqësia.

Spektakli, në regjinë e producentit Petri Bozo u transmetua live nga TVSH dhe u prezantua nga Kastro Zizo dhe Einxhel Shkira. Miss Shqipëria organizohej për herë të parë në kalanë e Ali Pashës në Tepelenë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter