Barack Obama zbulon gjininë e fëmijëve të Beyonce
17/06/2017 - 8:51

Barack Obama mund të ketë zbuluar aksidentalisht gjininë e fëmijëve të Beyonce dhe Jay Z mbrëmjen e së enjtes. Ish-presidenti i Amerikës me anë të një videomesazhi ka përgëzuar këngëtarin për punën e tij si kompozitor në ‘Songwriter Hall of Fame’.

Obama ka filluar që të bëjë edhe disa shaka në video ku tregon ngjashmëritë midis tij dhe Jay Z, duke zbuluar se të dy janë prindër të vajzave.

“Jay dhe unë jemi të çmendur pas vajzave tona,”-ka thënë ish-presidenti. “Megjithatë ai do më mundë mua sapo binjaket të vijnë në jetë.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tre vatra zjarri në qarkun e Dibrës, rrezikohet kurora e Lurës

Close