Ditë e Re - Batuta e Armand Pezës: Me Marçelën shihemi në gjyq të shtunave
12/10/2017 - 10:49

Armand Peza dhe Marçela Lati janë një nga çiftet më të njohura dhe të dashura në Shqipëri.

Ata kanë kurozëruar dashurinë e tyre në martesë vite më parë dhe janë prindër të dy fëmijëve. Së bashku janë organizatorët e një prej salloneve më të rëndësishme të nusërisë ‘Geraldina Sposa.”

I ftuar në emisionin e mbushur plot me batuta dhe humor ‘Ditë e re’, Armandi u shprehu se Marçela është shoqja e tij më e ngushtë është me fat që e ka njohur.

“Është prezente gjithmonë, është shoqja ime e ngushtë. I kam inat këto burrat që lavdërojnë gratë por kam qenë me fat që e kam njohur, e kam dashur dhe më ka dashur.”

Moderatorja Dajana Shabani e ka pyetur nëse është bërë ndonjëherë pishman që është martuar me Marçelën dhe Armandi iu është përgjigjur që kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Midis batuatve të shumta ai është shprehur se ka menduar të shkojë në gjykatë me bashkëshorten vetëm ditëve të shtuna.

Dajana Shabani: Me dashuri jeni marrë?

Armand Peza: Po po moj

Dajana Shabani: Nuk është se ishte ndonjë shkuesi? A u bërë ndonjëherë pishman që e more thuaj të drejtën

Armand Peza: Jo asnjëherë

Dajana Shabani: Pse nuk keni thënë ndonjëherë shihemi në Gjykatë

Armand Peza: Shiko rastis gjithmonë e shtunë, gjykata është e mbyllur e presim deri të hënën e na bie inati pastaj

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento