Bella harron The Weeknd, nuk i intereson më lidhja me Selenën
12/10/2017 - 13:56

Bella Hadid mesa duket e ka harruar dashurinë e saj The Weeknd, i cili tani është në një lidhje me Selena Gomez.

Supermodelja u ndje e tradhëtuar dhe zemërthyer në fillim të këtij viti kur zbuloi se këngëtarja e ‘Fetish’, me të cilën takohej nëpërmjet miqve të përbashkët, ishte në romancë me ish të dashurin e saj vetëm dy muaj pas përfundimit të lidhjes së tyre.

Por tani nuk ka më inat midis yllit të pasarelave dhe Selenës,  pas Bella nuk është më e interesuar për jetën e ish-it të saj

E pyetur në emisionin ‘Bravo Watch What Happens Live’ me Andy Cohen mamaja e Bellës, Yolanda Hadid u shpreh se vajzës së saj nuk i intereson më The Weekd.

“Jo më, mendoj unë,”-u shpreh ish-supermodelja. “Do të jetë e vështirë për disa kohë që ta harrojë. Dashuria të dhemb, por duhet t’a kalosh.”

Sipas medive të huaja rozë 21-vjeçarja po shijon një romancë me reperin Drake dhe panifikuan së bashku një festë në fundjavë për të festuar ditëlindjen e saj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento