Berluscon dhe Putin gdhendin dashurinë në një mbulesë krevati
09/10/2017 - 22:30

Marrëdhënia e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconit duket se është shumë e ngushtë.

Në ditëlindjen e 65-të të Putin, Berlusconi ka menduar për një dhuratë krejtësisht ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim nga politikanët.

Italiani i ka dhuruar një mbulesë krevati me imazhin e të dyve duke shtrënguar duart, ndërsa në sfond janë dy pika turistike të Rusisë dhe Italisë.

I kontaktuar nga mediat ruse, zëdhënësi i Putin, Dimitri Peskov ka thënë se nuk ka asnjë informacion rreth reagimit të presidentit për këtë dhuratë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter