Brad Pitt nuk i ka kërkuar falje Jennifer për thyerjen e zemrës
15/06/2017 - 20:46

Pati thashetheme se aktori i njohur, Brad Pitt i ka kërkuar falje Jennifer Aniston se i ka thyer zemrën pasi e la në 2005 për tu martuar me Angelina.

Sipas disa burimeve të afërta të tij, është zbuluar se ai nuk e ka bërë një gjë të tillë asnjëherë. Raporti i revistës amerikane ‘Life and Style’ postoi një shkrim ku tregonte se Brad ishte penduar për gjithcka kishte kaluar duke i kërkuar falje.

Këto kohë ka patur shumë shkrime të tilla për aktorin sepse ka deklaruar se ka hequr dorë nga pija dhe ka filluar të bëjë seanca terapie pas divorcit me Angelina Jolie. Ndërkohë, ai është shprehur se është penduar për shkatërrimin e marrëdhënies me këtë të fundit dhe vazhdojnë të jenë në gjyq për kujdestarinë e fëmijëve.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Duhanpirja, shkaku kryesor i kancerit të mushkërive

Close