Çifti më i ri në showbiz, puthja që zyrtarizoi lidhjen
10/10/2017 - 17:48

Marrëdhënia e kompozitorit Elgit Doda me moderatoren Klea Huta u përfol për disa muaj, por asnjëri nuk konfirmoi diçka.

Në intervistat e shumta që dhanë, ata pranuan se janë miq të mirë dhe po njihen por asnjëherë se janë në një lidhje dashurie. Sot, në një postim në Instagram nga të dy duket se zyrtarizoi romancën e tyre duke i bërë çiftin më të ri në showbizin shqiptar.

Elgiti shfaqet duke puthur Klean në ballë, por nuk është shoqëruar me asnjë shkrim për të thënë dicka më tepër. Mesa duket ata duan që në këtë fotografi nuk janë të nevojshme fjalët.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter