Ditë e Re - Dietologia Anila Kalleshi fiton dy çmime në Kanë
13/10/2017 - 10:20

Anila Kalleshi është një nga dietologet më të njohura në Shqipëri dhe këshillat e saj për të pasur një trup në formë kanë rezultuar mjaft të sukseshme.

E ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ajo ka folur për marrjen e dy çmimeve prestigjoze në Kanë, Francë.

Anila Kalleshi: Sapo jam kthyer nga Kana ku jam vlerësuar  Europe Business Assembly dhe European Medicine Assembly, njëra është me qendër në Oxford dhe tjetra në Bruksel.

Për dietologon të dy këto çmime janë shumë të rëndësishme për karrierën e saj.

Anila Kalleshi: “Të dyja këto çmime ishin me të vërtetë shumë të rëndësishme për karrierën time profesionale kryesisht pasi çmime shumë të mëdha.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento