Dikush nuk mund ti ndahet Marinës dhe Getit për muaj mjalti
24/09/2017 - 21:28

Çifti më i ri në shoëbizin shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi duket se kanë vendosur të shkëputen nga angazhimet profesionale për të shijuar muajin e mjaltit.

Të dy kanë një karrierë të suksesshme, ndërkohë që kanë vetëm një javë që kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Sipas fotografive në Instagram, Geti ka treguar se gjendet nën motin e nxehtë të Xhamajkës. Ndërkohë, motra e Marinës nuk mund të lihej mbas. Ajo ka postuar në Instastory që po shijon pushimet dhe duket se është bërë pjesë e udhëtimit të ciftit.

Motrat Vjollca kanë treguar shpesh se janë të pandashme dhe nuk kanë bërë përjashtime në këtë rast që të shijojnë gjithcka së bashku.

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter