Djali i Dritan Priftit nis karrierën si model
12/11/2016 - 12:08

Djali i ish-ministrit Dritan Prifti, David ka nisur karrierën e tij si model.

Megjithëse vetëm 14 vjeç, ai ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve me setin e ri fotografik.

Në një intervistë për “Bluetooth”, David është shprehur se ka mbështetjen e prindërve për pasionin e tij.

Pjesë nga intervista:

David Prifti, emri më i ri në modelingun tonë, apo është thjesht pasioni juaj?

Modelingu është një pasion i imi, por ëndrra ime është që të bëhem pjesë e kinematografisë botërore.

Kur e kuptuat që keni pasion për modelingun?

Gjithçka filloi kur shfaqa interes të dukshëm për fotografinë dhe modën.

Jeni ende i ri në moshë, ju duket si herët për të nisur një karrierë?

Aspak. Madje mendoj se kjo është mosha perfekte për të nisur një karrierë të suksesshme.

Me kë keni bashkëpunuar deri më tani në fotot tuaja?

Deri tani kam bashkëpunuar me fotografë të njohur si Endrit Mërtiri, Edvina Meta dhe Geljant Kaleci.

A keni në pritshmëritë tuaja kontrata me kompanitë e mëdha?

Nuk e di, mbase…

E keni menduar si një karrierë të mirëfilltë modelingun?

Jo, pasi dëshiroj që e ardhmja ime t’i përkasë fushës së aktrimit, pse jo edhe botës së spektaklit.

Davidi si një djalosh 14-vjeçar, si është jeta juaj jashtë pasionit për foton?

Jeta ime jashtë pasionit për foton është një jetë e thjeshtë, ku primare kam mësimet dhe rrethohem nga miq shumë të mirë. I kushtoj jo pak kohë pianos (të cilën e kam filluar që në moshën 4 vjeç) dhe muzikës, si dhe mësimit të gjuhëve të huaja (komunikoj në 4 gjuhë të huaja).

Si po e përjeton hyrjen në adoleshencë?

Si çdo adoleshent, hyrja në këtë moshë ka uljet dhe ngritjet e saj, por në përgjithësi po kaloj një adoleshence më se normale.

Ndërkohë, të gjithë ju njohim si djali i ish-ministrit Dritan Prifti, a e keni marrë bekimin e tij për këtë pasion?

Po.

Po pëlqimin e mamasë suaj?

Mamaja ka qenë ajo që më dha shtytjen e parë.

Kush nga të dy prindërit ishte skeptik për këtë pasion tuajin?

Të dy prindërit më kanë mbështetur.

Dëshiron Davidi që edhe vëllezërit apo motra e tij të merren me modeling?

Motra e ndjek këtë rrugë si unë, ndërsa dy vëllezërit kanë synim tjetër.

Kujt i jeni mirënjohës për gjithçka që jeni sot?

I jam mirënjohës Zotit dhe prindërve, për dashurinë e dhuruar dhe rritjen me shumë përkujdesje dhe mund.

2451356346 2412555 242535 245246 24112

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë