Dua Lipa kërkon ndihmë për të prekurit e tragjedisë në Londër
15/06/2017 - 19:02

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka bërë apel për ndihmë për të mbështetur të gjithë të prekurit e tragjedisë në Londër.

Ajo ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram dhe në Tëitter ku i fton të gjithë të dhurojnë ndihma.

“Të gjitha lutjet e mia shkojnë për të gjithë njerëzit dhe familjet e prekura. Nëse keni mundësi të ndihmoni dhe të dhuroni, ju lutem bëjeni,” – shkruajti ajo.

 Dua është një ndër yjet e muzikës botërore që është rritur dhe ka zhvilluar karrierën e saj në Londër, prandaj po jep mbështetje për këtë rast.

Ndërkohë nuk është e vetmja pasi emra të tjerë të njohur si Rita Ora dhe Adele janë gjendur pranë kullës Grenfell vetëm pas minuta pasi kishte shpërthyer zjarri.

Nga kjo ngjarje e rëndë mbetën të vdekur 17 persona, ndërsa të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe kanë mbetur pa shtëpi e pa të ardhura.


/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter