Elvana Gjata i rikthehet stilit të vjetër
12/10/2017 - 20:43

Këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata që po korr sukses në tregun e huaj nuk heq dorë nga dashuria për fotografitë.

Ajo ka sjellë disa pamje të reja, e veshur me këmishë të bardhë, xhinse dhe kapele të zezë duke na sjellë ndërmend kohët e vjetra.

Elvana ka zgjedhur që të gjitha postimet të jenë në ngjyrat bardh e zi, ndërsa pozon në Bretagne të Francës.

Nuk mund të mungonin komentet pozitive nga ndjekësit e saj, ndërkohë që pritet që të sjellë projekt të ri muzikor pas suksesit me ‘Forever is over’.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter