Ermal Mamaqi sjell lajmin e mirë, do bëhet baba për herë të dytë
14/09/2017 - 20:49

Një anëtar i ri do vijë në familjen Mamaqi, pasi u vërtetua se moderatorja Amarda Toska është shtatzënë. Këtë gjë e bëri të ditur humoristi nëpërmjet një fotografie në llogarinë e tij në Instagram.

“Një beb rrugës, do bëhemi 4,” – shkruajti ai, ndërsa Ami i qëndronte në krah duke mbajtur testin e shtatzënisë.

Ndërkohë ata gëzojnë një djalë, që quhet Joel dhe ëshhtë 4 vjec. Tashmë një vëlla ose motër do vijë për Joelin duke zgjeruar familjen e tyre. Nuk është bërë akoma e ditur gjinia e fëmijës.

 

Një beb rrugës…Do bëhemi 4😍😍😍😍

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

a.m/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter