Floriana Garo i jep fund beqarisë, fejohet në mënyrë të papritur
18/06/2017 - 8:25

Prezantuesja e njohur e “Jo vetëm modë” mesa duket e ka lënë pas ndarjen e disa viteve më parë me biznesmenin Tedi Ngjela dhe është fejuar në mënyrë të papritur.

Ka qenë vetë bukuroshja që ka bërë publik lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram pasi ka dashur të ndajë lumturinë e madhe me ndjekësit.

“Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshem të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur!”-shkruan ajo.

Ish-missi nuk ka folur më parë për lidhjen e saj dhe ceremonia e fejeses duket krejtësisht private.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Më shumë