Floriana Garo tregon arysen pse nuk ka miq në television
17/06/2017 - 13:33

Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, Floriana Garo  e ftuar  në emisionin  “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacaj në Ora News  ka sqaruar fjalët  që qarkullonin për tipin e  saj. Shpesh herë ajo të krijon përshtypjen e një personi të ftohtë dhe indiferent, por ndodh që përshtypjet të jenë të gabuara. Rudina Dembacaj   e pyeti sesa e vërtetë ishin këto fjalë që qarkullonin dhe nëse ishin të vërteta, cila ishte arsyeja që Floriana nuk kishte miq në punë.

Po njeriu duhet të marrë pak nga të gjitha. Pak nga puna, pak nga jeta jashtë saj. Unë kam një jetë jashtë Tv Klan, nuk i kam të gjitha aty, punë, miq…“, ka thënë moderatorja.

Ajo ka pranuar që thuajse nuk ulet në kafe, sepse nuk ka kohë. Kjo natyrë e tërhequr ka ngushtuar edhe rrethin e miqësive në mjedisin që punon, me një përjashtim të vetëm.

“Rri vetëm me Albert Dumanin, mikun dhe kolegun tim shumë të mirë. Me të edhe ulem në kafe ndonjëherë”, ka thënë Floriana, duke konfirmuar, që natyra e ftohtë nuk është një perceptim shumë i gabuar.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento