Gati për ndeshjen me axurrët, Rama dhe Ademi bashkë për kombëtaren
09/10/2017 - 18:29

Mbrëmjen e sotme, në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër do të përballen kombëtarja kuqezi dhe skuadra e Italisë, një ngjarje historike për futbollin shqiptar.

Nuk dihet nëse kryeministri Rama ka pasur kohë të bëjë përgatitjet për tifozerinë në stadium, por sidoqoftë fanellën e kombëtares e siguroi.

Së bashku me të, ai mori dhe një bluze të axurrëve nga presidenti i Federatës së Futbollit në Itali, që nisur nga përmasat tha se do t’ia linte të birit Zaho.

Një bluzë e kombëtares nuk mungoi dhe për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi. Bluzat u shpërndanë gjatë ekspozitës ‘4 Trofetë Botërore të Axurrëve’ që u mbajt në teatrin Migjeni.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë