Grimieri me famë botërore për herë të parë në Shqipëri, falenderon motrat Hadërgjonaj
10/10/2017 - 17:24

Ariel Tejada, një nga grimierët më të njohur në botë qëndroi për disa ditë në Tiranë për të dhënë mësim për të gjithë të interesuarit pas make up.

Ardhjen e tij në Shqipëri duket se e mundësoi Agnesa, vajza e Albërie Hadërgjonaj, të cilën ai e ka falenderuar menjëherë pas përfundimit të eventit.

“Sot ishte një ditë shumë e suksesshme, faleminderit Agnesa Hadërgjonaj, sponsorat e mi dhe të gjithë tjerët që erdhën te Master Class Tirana, Shqipëri. Jam mirënjohës për këtë përvojë të mahnitshme,” – shkruajti në Instagram, duke e shoqëruar me një fotografi të modeles Anxhelina Hadërgjonaj me grim të përfunduar nga vetë ai.

Eventi u realizua dje nga ora 12 deri në orën 6 në Teatrin Eksperimental, ku bileta kushtonte 400 euro dhe cdo pjesëmarrës do pajisej me certifikatë nga grimieri.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter