Habit Enca, këndon për herë të parë në versionin akustik
12/10/2017 - 17:36

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca ka treguar për të gjithë se mund të këndojë projektin e saj muzikor ‘Ciao’ edhe në versionin akustik.

Në një ambient të mbyllur, ajo ka regjistruar këngën live, e shoqëruar nga kitaristi Phil Merk.

Enca kishte lajmëruar edhe përpara se do ta sjellë dicka të re, por askujt nuk ia merrte mendja se do i vërtetonte të gjithëve që dyshojnë për zërin e saj.

Ciao erdhi para disa muajsh dhe arriti të marrë menjëherë pëlqimin e publikut duke u bërë suksesi i rradhës për të.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter