Këngëtarja e njohur pret të bëhet nënë përsëri
19/06/2017 - 18:53

Këngëtarja kosovare, Arta Bajrami ka dhënë një intervistë për ‘Prive’ ku ka rrëfyer se do të bëhet nënë për herë të tretë.

“Gjërat ishin të paparashikueshme dhe unë për publikun dua të tregoj se jam prap shtatzënë. Ka ndodhur spontanisht por ne jemi të lumtur, të gëzuar që më në fund erdhi edhe një anëtar tjetër i familjes,” – tha 37-vjeçarja.

Ndërkohë nuk e bëri të ditur gjininë e fëmijës edhe pse është 3 muajshe,  por shprehu dëshirën që të ketë përsëri një djalë.

Pas gjithë kohës që i kushtoi dy fëmijëve të saj, Arta iu rikthye para pak ditësh muzikës me ‘Asaj’ në bashkëpunim me reperin MC Kresha.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Prokuroria: Anëtarë të Këshillit publikuan të dhëna që cënojnë hetimin

Close