Krimineli më i bukur në botë sfilon në Milan Fashion Week
19/06/2017 - 9:55

Ai  ka provuar se kriminelët e dënuar mund të ndryshojnë jetën e tyre dhe të vazhdojnë të ecin përpara.

Dhe të dielën Jeremy Meeks ka sfiluar për Philipp Plein Sport në  Milan Fashion Week.

Krimineli më i bukur, i cili është arrestuar për armëmbajtje pa leje, është bërë i famshëm për shkak të bukurisë së tij në vitin 2014 kur policia postoi një foto të tij në Facebook.

Pavarësisht se hyri shumë rastësisht në botën e modës, ai duket sikur kishte shume vite përvojë në pistë.

I veshur sportiv ai u shfaq shumë tërheqës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter