“Lum nëna që të ka”, Valbona Halili: Djali im bekim nga Zoti
11/10/2017 - 10:04

Këngëtarja e njohur Vlabona Halili është bërë nënë për herë të parë 2 vite më parë dhe ka sjellë në jetë djalin e saj Dean.

E ftuar rubrikën e përjavshme “Në çantën e…” në emisionin “Ditë e Re” ajo ka treguar se si është ndjerë kur e ka marrë djalin për herë të parë në krahë.

Për këngëtaren ky është një bekim nga Zoti: “Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë ndjenjë. Kush e ka përjetuar statusin ‘Nënë’ e që është një ndjesi që vetëm njëherë të bekon Zoti dhe unë isha me fat që më bekoi. Iu luta dhe ma dha djalin tim Dean. Është e papërshkrueshme, është një emocion që vetëm kur e ke krahë, e përqafon atëherë e kupton.”

Valbona i ka dedikuar këngën “Çuni” Deanit 2-vjeçar, i cili ishte pjesëmarrës në rubrikë.

Deani i vogël kërceu nën ritmin e muzikës së mamasë së tij këngën e kompozuar posaçërisht për të ndërsa në sfond dëgjohej refreni i këngës “Lum nëna që të ka”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter