Mahnit bosi i kompanisë ‘Alibaba”, sjell Michael Jackson në skenë
13/09/2017 - 13:14

Themeluesi i kompanisë gjigande ‘Alibaba’ në Kinë ka festuar përvjetorin e 18-të të themelimit javën e kaluar në Hangzhou, ku edhe ndodhet selia kompanisë.

Në qendër të vëmendjen ishte themeluesi dhe kryetari ekzekutiv Jack Ma, i cili e shndërroi festën e 8 shtatorit në një kërcim të frymëzuar nga Michael Jackson.
53-vjeçari hyri në skenë me veshje të stilit ushtarak mbante maskë prej ari e argjendi duke mahnitur të gjithë të ftuarit.
Në skenë u bashkuan me veshje të njëjta punonjësit e Alibaba të cilët imitonin lëvizjet e Mbretit të Popit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento