Mandi i ‘Geraldinës’ nga hamall në biznesmen
12/10/2017 - 10:03

Armand Peza është një nga emrat më të njohur të biznesit dhe pronar i një nga salloneve të nusërisë më të famshme në Shqipëri ‘Geraldina Sposa”.

Plot me imagjinatë, Armandi vjen gjithmonë ndryshe dhe shumë i veçantë. I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Ditë e Re’, Mandi i Geraldinës ka folur për vështirësitë që ka hasur për të arritur aty ku është sot dhe se si lindi ideja për të për të ngritur këtë biznes.

Fillimisht  ka punuar si hamall në Greqi, ku ishte emigrant së bashku me familjen e tij. Ideja për të krijuar Geraldina Sposa ka qenë për të një rastësi.

“Ka qenë shumë rastësi, isha emigrant në Greqi, nuk iu besohet por kam punuar edhe hamall. Jetoja dhe punoja atje me gjithë familjen time. Rastisi që mamaja ime të kthehej në Tiranë për një dasmë të një familjari së bashku me babain dhe kohën që kemi qëndruar larg njëri-tjetrit, rreth  muaj e gjysmë, flisnim në telefon. Rastësia solli që unë të kisha në dorë disa stoqe fustanesh nusërie të asaj kohe, por mu duk si një gjë me vlerë dhe më lindi si shkëndinjë. I thoja mamit tim në telefon që kam një surprizë për ty kur të vish dhe më thoshte që edhe unë kam menduar diçka për ty dhe do ta them kur të vij.”

Në krishtlindjet e 2004 nisi dhe u zhvillua ideja për të ngritur një sallon pritjeje me fustane nusërie, që pothuajse ishte inekzistent në Shqipëri.

“Mami vjen në Greqi, kanë qenë ditët pak para krishtlindjeve të 2014, e më thotë që kam menduar të bëjmë një sallon në Shqipëri me veshje nusërie se nuk ekziston, ka dyqane teke por kurrësesi një sallon pritjeje.”

Për Armand Pezën ka qenë kohë shumë e vështirë dhe sakrificash pasi nuk e dinte sesi funksiononte tregu i punës.

“Ka qenë kohë sakrificash pasi vlera e lekut nuk është kjo që kemi sot, mund t’iu duket për të qeshur por kam mbledhur dhe qindarkat e autobuzit për të blerë ca aksesorë më shumë, që në atë kohë i blija me çmime shumë të shtrenjta pasi nuk e dija ku ishte shumica  sepse  nuk e dija sesi funskononte.”

Nuk ka qenë asnjëherë i varfër por dëshira e tij për të ecur përpara, aspirata për të bërë diçka tjetër e bëri Armandin atë që është sot.

“Ansjëherë nuk kam qenë i varfër, haja mirë, ushqehesha mirë nuk më mungonte asgjë, por njeriu shikon, aspiron për diçka tjetër.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter