Ndahet çifti i showbizit, këngëtarja rrëfen arsyen
09/10/2017 - 16:22

Ata kanë qenë të pandashëm që kur u ribashkuan vitin e kaluar duke u fejuar. Të gjithë kishin harruar që ishin të ndarë në 2013 pas tre vitesh që qëndruan bashkë. Lajmi që ata u fejuan i gëzoi ndjekësit e tyre që mezi presnin dasmën e ciftit.

Tani, këngëtarja Miley Cyrus ka treguar detajet rreth ndarjes së saj me aktorin Liam Hemsworth në atë kohë, duke thënë se nuk është penduar aspak.

Gjatë një interviste për Howard Stern, këngëtarja e The Ërecking Ball tha: “Duhej ta bëja. Nuk më pëlqen kur marrëdhëniet janë dy gjysma që përpiqen të bëjnë një të plotë. Unë mendoj se kur njerëzit ndahen dhe kthehen së bashku, kjo është fantastike. Ju duhet kohë për tu rritur dhe nëse jeni me një person tjetër, nuk do të krijoni kurrë qënien tuaj të vërtetë.”

Këngëtarja 24 vjecare dhe aktori 27 vjecar u ribashkuan në vitin 2016 dhe pritet që shumë shpejt të kurorëzojnë dashurinë me martesë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter