Pas një viti rikthehet në muzikë Arta Bajrami, bashkëpunim me Mc Kreshën
17/06/2017 - 21:11

Këngëtarja kosovare, Arta Bajrami ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar ‘Asaj’, të cilin e ka sjellë në bashkëpunim me reperin Mc Kresha.

Ajo ka sjellë një këngë ritmike, tekstin e së cilës e ka shkruajtur së bashku me reperin duke sjellë një dashuri që ka marrë fund.

Arta kishte rreth një vit që nuk kishte sjellë asnjë projekt muzikor pasi i ishte përkushtuar jetës familjare dhe mëmësisë.

Ndërkohë, nuk kanë munguar koncertet ku ka qenë e pranishme në disa vende të ndryshme për të qëndruar pranë fansave të saj.  

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Më shumë