Përfundon karriera e Lorik Canës, lë futbollin me një postim prekës
10/10/2017 - 19:54

Futbollisti i njohur i ish-kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka arritje të mëdha në karrierën e tij, e cila plotëson sot plot 14 vite, në të cilat kanë qenë pjesë shumë persona.

Ai nuk ka harruar që të falenderojë të gjithë nëpërmjet një postimi prekës në rrjetin social, Facebook ku shkruan:

“Të nderuar miq vëllezër e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjen time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme , miqtë e mij, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo Shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti bekoft Atdheun tonë te dashur.

FALEMINDERIT për gjithë Juve.
Me respekt,
I Juaji Loriku”

Loriku vazhdon të ndjekë ndeshjet e kombëtares, pasi dje ishte pjesë e tifozëve gjatë përballjes me Italinë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë