Producenti hollivudian mohon akuzat për përdhunimin e aktoreve
10/10/2017 - 22:47

Producenti dhe bashkëthemeluesi i studios së filmit Miramax, Harvey Weinstein, ka mohuar përdhunimin e tre grave pas akuzave të bëra në revistën amerikane The New Yorker.

Revista publikoi një artikull ku sillte denoncimin e disa grave, viktima të dhunës seksuale të Harvey, përfshirë aktoren Azi Argento.

Aktoret Mira Sorvino dhe Rosanna Arquette ishin gjithashtu në mesin e grave që thonë se ishin ngacmuar seksualisht nga prodhuesi.

Një zëdhënëse e Weinstein tha: “Çdo akuzë për seks jo konsensual mohohet pa dyshim nga Z. Weinstein”.

Seks në këmbim të karrierës, pushohet nga puna producenti më i madh i Hollywood

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter