Producenti i Hollywood akuzohet për përdhunim, gruaja i kërkon divorcin
11/10/2017 - 10:52 Nga: Xhoi Zajmi

Vetëm pak pasi producenti i njohur i Hollywoodit, Harvi Weinstein, është akuzuar për përdhunim dhe ngacmime seksuale nga disa aktore të mirënjohura përfshirë Angelina Jolie, bashkëshortja e tij, Xhorxhina Çapman, i ka kërkuar atij divorcin. Në një prononcim për mediat, ajo tha se veprimet e ish-bashkëshortit të saj janë të pafalshme. Ndërkohë, aktet e turpshme të producentit janë dënuar edhe nga ish-Presidenti Barack Obama.

Bashkëshortja e Harvey Weinstein, Georgina Chapman, ka deklaruar se ka kërkuar divorcin nga producenti i njohur, vetëm pak pasi ky i fundit është akuzuar nga aktore me famë mbi akte të turpshme, ngacmime seksuale e madje edhe përdhunim. 41-vjecarja në një prononcim të shkurtër për mediat tha se veprimet e Weinstein janë të pafalshme dhe se vendimi është i pakthyeshëm. Chapman theksoi se i ishte thyer zemra në momentin kur e vuri veten në vendin e të gjitha vrave që kishin përjetuar dhimbje si pasojë e veprimeve të turpshme të ish-bashkëshortit të saj. Ndërkohë, Weinstein është shkarkuar edhe nga detyra që mbante në kompaninë e tij filmike. Bordi drejtues bëri të ditur se është i gatshëm që të ndihmojë edhe në proceset investiguese për të dërguar përpara drejtësisë 65-vjecarin.

Harvey Weinstein është një prej producentëve më të njohur të Hollyvvood-it, e megjithatë, figura e tij është goditur rëndë pas akuzave të ardhura nga aktore me famë botërore. Angelina Jolie raportoi se kishte patur një eksperiencë të pakëndshme me 65-vjecarin, ndërsa edhe Gwyneth Paltrow theksoi se gjatë xhirimeve të një filmi, Weinstein e kishte ftuar në suitën e tij dhe kishte kryer akte të turpshme në drejtim të saj. Gjithashtu, tre gra të tjera që u prononcuan për revistën Nevv Yorker thanë se ishin përdhunuar nga producenti, por nuk kishin pranuar të flisnin për shkak të friëks se 65-vjecari mund t’u dëmtonte karrierën e tyre kinematografike. Në listën e personave që i kanë dënuar veprimet e Weinstein është renditur edhe ish-Presidenti i ShBA-së Barak Obama. Ky i fundit në një reagim u shpreh se bashkohet me personat e shqetësuar nga ngjarjet e bëra publike së fundmi. 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter