Reperët kosovarë i këndojnë ‘Gjinit’
13/10/2017 - 16:10

Reperët nga Kosova, Dj Blunt dhe Real 1 kanë hyrë seriozisht në tregun muzikor pasi po sjellin vazhdimisht hite të reja.

Këtë herë ata kanë vendosur të vijnë me një këngë ritmike të zhanerit rap, të titulluar ‘Gjini Gjini’.

Për tekstin e këngës janë kujdesur vetë reperët, ndërsa me muzikën është marrë Florent Boshnjaku. Në këtë projekt muzikor bie në sy klipi që është shumë qesharak prej editimeve që kanë përdorur, duke u frymëzuar nga rrjeti social, Snapchat.

Ndërsa teksti flet për vajzat e reja që pëlqejë makinat luksoze, kryesisht Lamborghini, që janë shumë të rralla në Kosovë e Shqipëri.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter