Rita Lati: Vdekt ai që nuk vdes për lekë
10/10/2017 - 10:20

Rita Lati është një nga aktoret më të njohura të humorit. E ftuar në emisionin ‘Ditë e re’, Rita është shprehur se është materialiste dhe se paratë janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës.

Aktorja është shenja e Virgjëreshës dhe moderatorja Dajana Shabani e ka pyetur nëse është e vërtetë që ‘virgjëreshat’vdesin për lek.

Përgjigja e saj e  Ritës ka qenë e mbushur me batuta, pavarësisht se ato që tha ishin të vërteta.

Rita Lati: Për lekë?! Vdekt ai që nuk vdes për lekë sepse pa lek moj motër doktori nuk të thotë mirmëngjes.”

Ajo është shpehur se për gjithçka në jetë ia ka dalë vetë që kur është ndarë nga babai i Rozës dhe lekët ishin shumë të rëndësishme për të për të ecur përpara.

Dajana Shabani: Pse na quajnë materialiste sepse ne thjesht kemi respekt për veten

Rita Lati: Sepse jemi materialiste. Kam qenë një grua që një jetë e ka çarë vetë, deri kur ishte Roza tetë vjeç kisha babin e saj, pastaj gjithë jetën për gjithçka ia kam dal vetë. Si mund të mos jem materialiste?! Unë nuk mendoj se çfarë qejfi do të bëj tek një koncert, por sa do të më japin. Më intereson ai zarfi sa ka brenda.

Për aktoren e humorit kjo nuk quhet materializëm por respekt për punën që bën.

Rita Lati: “Është respekt për punën. Ne nuk presim që sapo hapim sytë të na thotë: Çfarë dëshironi Rita sot? Por mos ka rënë ndonjë telefon që të thonë: Ke të më japësh ndonjë gjë moj motra.”

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento