Rita Ora bën që Ed Sheeran dhe Gordon Ramsey të pijnë raki
22/10/2017 - 22:37

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, këngëtari Ed Sheeran, dhe shefi i kuzhinës Gordon Ramsay janë përballur me një surprizë të këndshme teksa ishin të ftuar në emisionin e “Jonathan Ross Show”.

Moderatori Ross, kishte marrë një shishe raki, dhe mbushi nga një gotë për të ftuarit e tij.

Rita, ishte ajo e cila e sqaronte këtë raki, duke thënë që është shumë e fortë dhe se në shtëpinë e saj kjo raki sillet nga i ati për festa të ndryshme dhe jo vetëm.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento