Një boksiere si Rita Ora
10/10/2017 - 21:30

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora kujdeset gjithnjë për format e saj trupore. Këtë herë ajo na ka treguar se frekuenton palestrën, por sporti i saj i preferuar është boksi.

Ylli i ‘Lonely Together’ është fotografuar në Nju Jork me një palë doreza boksi. Ky lloj sporti konsiderohet tepër burrëror, por ndikon në të gjitha muskujt e trupit prandaj preferohet dhe nga gjinia femërore.

Ndërkohë Rita po punon me projekte të reja muzikore dhe na ka lajmëruar që me 12 nëntoer do performojë në EMA (Europe Music Awards) me një performancë të shkëlqyer.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter