Mos i fol shoferit - Nesër ora 21:00, Rozana Radi rrëfen zënkat me Fiori Dardhën
13/10/2017 - 14:01

Sezoni i ri i emisionit ‘Mos i fol shoferit’ ka filluar me surpriza po ashtu. Këtë herë në taksinë e Rudina Dembacaj ka hipur këngëtarja, tekstshkruesja, aktorja, moderatorja e ‘Boom’ dhe biznesmenwomen Rozana Radi.

Ajo ka rrëfyer të thënat dhe të pathënat  e saj. Një nga temat më të prekura gjatë emisionit është marrëdhënia që ka me kolegen e saj Fiori Dardha, të dyja moderojnë së bashku emisionin investigative Boom.

“Unë shpesh me Fiorin zihem,”-vetëm kjo është treguar në klip dhe për të zbuluar më shumë për marrdhënien midis tyre ndiqni ‘Mos i fol shoferit’ mbrëmjen e së shtunës në orën 21:00 në Ora News.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento