Rozana Radi “prenoton” Ivica Daçiç si këngëtar në dasmën e saj
12/10/2017 - 20:10

Moderatoret e emisionit ‘BOOM’,  Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë prezantuar për të gjithë momentin kur Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic i ka bërë surprizë presidentit turk Rexhep Taip Erdogan duke kënduar para tij këngën e Osman Agës në turqisht.

Pas përfundimit të materialit, moderatoret vazhdojnë të kërcejnë nën ritmet e kësaj muzike ku Fiori thotë: Kështu do kërcej në dasmën tënde Rozi.

E njohur edhe për këngët e saj, Rozana Radi nuk mund ta anashkalonte fjalën e Fiorit, dhe duke mbajtur notat e humorit tha: Unë kam një ide shumë interesante, zotin Ivica do ta ftoj për këngëtar të tretë pas Genës dhe Sinanit.

Këtë moment mund ta shihni në videon e mëposhtme në minutën 5.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter