Mos i fol shoferit - Rudina Dembacaj, makina që u bë sebep të njihja bashkëshortin
13/10/2017 - 9:50

Në puntatën e parë për këtë sezon në taksinë e Rudina Dembacaj në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ndodhet Zogu i Tiranës.

Por rolet kanë ndryshuar, nuk ishte Rudina që intervisoi, por u intervistua nga Heremesi.

Në emisionin e mbushur me batuta dhe humor moderatori, sigurisht kurioz për jetën private të aktores së humorit, e ka pyetur se si është njohur me bashkëshortin e saj.

Për aktoren ka qenë një dashuri me shikim të parë dhe sebepi i fillimit të lidhjes së tyre ka qenë një defekt në makinën e saj.

Rudina Dembacaj: Ka qenë dashuri me takim të parë. Më la makina, ai është inxhinier mekanik dhe ka një servis

Zogu Tiranës: A ka lek?

Rudina Dembacaj: Po mashalla mirë jetojmë

Dajana Shabani: E paske gjet në servis eee? Hë të lumtë

Rudina Dembacaj: Në servis Dajana, po. Më la makina, shkova në servis të rregulloja makinën por u rregullova edhe vetë njëherë e mirë.

Zogu Tiranës: Mire e bëre. Ta bëri zemra bam

Rudina Dembacaj: Bam. Ishte absolutisht dashuri me shikim të parë

Zogu Tiranës: Si erdhi propozimi ? Si të ngacmoi ty, të ftoi për një kafe?

Rudina Dembacaj: As ma vari fare.

Zogu Tiranës: E hodhe ti hapin e para?

Rudina Dembacaj: Po! Ngaqë nuk ma vari prandaj më pëlqeu shumë. 

Dajana Shabani: Po je gaforrja ti, vdes i çik për tangërllik. Nuk i do kështu që të vijnë nga mbrapa

Rudina Dembacaj: U tregua komplet indifernet, sma vari fare dhe mua kjo më bëri shumë përshtypje.

 

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter