Shqiptari sjell hitin botëror ‘Despacito’ me çifteli
13/10/2017 - 16:29

Kënga Despacito vazhdon të jetë një ndër hitet botërore më të pëlqyera që ka mbi 4 miliard klikime në Youtube.

Coveri është bërë disa herë nga artistë të ndryshëm, por nuk e kishim parë asnjëherë në versionin me çifteli.

Fatmir Makolli e ka sjellë ka bërë një performancë të veçantë për 4 minuta, duke i rënë  çiftelisë nën ritmet e tingujve të Despacito, pa ndihmën e një këngëtari.

Me veshje popullore dhe disa kërcimtarë që e mbështesin gjatë performancës, ai ka arritur të pëlqehet nga shqiptarët dhe duket si një nga cover-at më të mirë të Luis Fonsi dhe Daddy Yankee.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter