Sokol Cikalleshi bëhet baba, vjen në jetë Rajna
13/10/2017 - 8:22

Futbollisti i kombëtares Sokol Cikalleshi është bërë për herë të parë baba. 27-vjeçari është bërë prind i një vajze të pagëzuar me emrin Rajna.

Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto të tij së bashku me vajzën e sapolindur dhe falenderon Zotin që e bëri të përjetojë “parajsën e kësaj bote”.  

“Zyrtarisht baba! Falenderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote! Rajna,”-shkruan Cikalleshi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter