Valbona Selimllari: Kisha frikë se nuk do i doja fëmijët njësoj
03/11/2016 - 19:42

Valbona Selimllari e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit ka folur më shumë për familjen e saj.

Ajo pohoi se ndjesia e të qenit nënë është më e mrekullueshmja, dhe se ende nuk i besohet si arriti të sjellë në jetë tre fëmijë dhe t’i dojë ata njësoj, shumë.

Valbona rrëfeu se kur ishte bërë nënë për herë të parë, gjithë dashurinë dhe kujdesin ia kishte kushtuar Denit, i cili tani është 11 vjeç.Gjatë shtatzënisë së dytë kishte nisur të ndiente frikë për djalin më të madh, sepse i dukej se do ta linte pas dore me lindjen e fëmijës së dytë, Kenit.

“Më kujtohet kur do të lindte Keni. Pata një frikë shumë të madhe. Më dukej sikur do të më duhej të ndaja dashurinë mes njërit dhe tjetrit. Mendoja se kur të lindte Keni, do të merrte nga dashuria që kisha për Denin. Por kjo është diçka kaq e natyrshme, vjen kaq bukur. Ka kaq shumë dashuri brenda teje, ka vend për të tërë, mund të bësh fëmijë sa të duash dhe të kesh dashuri për të gjithë.”

Pas gjashtë vitesh, ajo solli në jetë  vajzën e vogël, Vivien, e cila tani është tre vjeç.

Ish-Miss Shqipëria gjithashtu shtoi se pavarësisht se i do shumë fëmijët e saj, nuk është gjithmonë tolerante.

“Nuk jam shumë tolerante. Ja plotësoj dëshirat për aq sa u takon dhe aq sa u duhen. Nuk e teproj me këtë gjë”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tornado godet Kinën

Close