Valbona Selimllari takim me Valbonën
19/06/2017 - 15:56

Ish-Missi i Shqipërisë, Valbona Selimllari ka publikuar disa fotografi në rrjetin social në Instagram gjatë një udhëtimi që ka bërë në Valbonën e Tropojës.

“Më në fund u takova me Valbonën,” – shkruajti ajo në një nga postimet e saj. Duket se ky vend i ka lënë shumë përshtypje të mirë pasi komentet rreth vendit ishin shumë pozitive.

Nëna e dy fëmijëve ka pozuar në lumin e Valbonës, ndërkohë që fotografitë i ka realizuar Alket Islami. Edhe pse vitet kalojnë, ajo vazhdon të ruajë bukurinë dhe elegancën, e cila duket shumë mirë në të gjitha postimet e saj.

Valbona e Tropojës njihet si një nga bukuritë më të mëdha natyrore në Shqipëri.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Tornado godet Kinën

Close