Vjen kënga e re e Kidës, bashkëpunim me një reper të ri
11/10/2017 - 18:13

Këngëtarja Kida ka sjellë projektin e ri muzikor ‘Harroj’, në bashkëpunim me reperin më të ri në treg Fero. Ata kanë sjellë një këngë të rrymës R&B, tema e së cilës është dashuria.

Të dy janë pjesë e labelit ZappnChriss dhe kishin lajmëruar për këtë duet, për tekstin e së cilës është kujdesur vetë reperi.

Fero ka vetëm pak kohë që i ka hyrë muzikës, por ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut me bashkëpunimet që solli me Baby G dhe Endrin.

Mendohet që ky të jetë suksesi i rradhës për ta pasi është pëlqyer që në minutat e para të publikimit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë