Bllokohen dy rrjetet më të mëdha sociale
11/10/2017 - 18:26

Facebook dhe Instagram janë dy rrjetet më të mëdha sociale në të gjithë botën, por kanë disa orë që janë jashtë funksionit.

Problemet filluan rreth orës 4 të pasdites me Facebook, gjë që shkaktoi panik të përdoruesit.

Menjëherë pas saj, edhe Instagram pati probleme në disa vende të Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Vetëm pas pak minutash, të dy rrjetet sociale u bllokuan duke i lënë të gjithë përdoruesit pa fjalë.

Ankesat vazhdojnë të postohen në rrjetin social Twitter, por nuk dihet arsyeja e këtij mosfunksionimi të rrjeteve.

/oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Më shumë