Facebook jashtë funksionit, tronditen përdoruesit
11/10/2017 - 17:49

Mijëra përdorues të Facebook e kanë të pamundur që të lundrojnë në rrjetin më të madh social nëpërmjet celularëve apo kompjuterave.

Shumë prej tyre raportuan se ky rast është ‘blackout’ pasi nuk arrijnë të shohin asgjë në të. Facebook i ka tronditur të gjithë pasi janë të rralla rastet e tilla. Përdoruesit janë ankuar për këtë gjë në rrjetet tjera sociale si Twitter dhe Instagram.

Ky problem ka prekur të gjitha vendet ku lejohet përdorimi i rrjetit social, ndërkohë që nuk dihet arsyeja.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter