360 Gradë - A do të hedhë Pheniani armë bërthamore? Deklaratat e Tares dhe Kullës
10/10/2017 - 21:51

Auron Tare i ftuar në “360 Gradë” në Ora News shprehet se Koreja e Veriut përdor armët bërthamore për t’i bërë presion Perëndimit. Të njëjtin mendim mbështet edhe analisti Ilir Kulla.

Tare: Unë mendoj se ata nuk do ta ngadalësojnë programin bërthamor sepse është e vetmja siguri ndaj Perëndimit. Regjimi dhe Kim Jong un nuk është i interesuar të vrasë veten. Ai e di se një konflikt me Amerikën do ta shpartallonte menjëherë.

Kulla: Ku e dini ju se Amerika do ta shpartallojë menjëherë? Do të çojë 1 mln ushtarë? Ai është territori më malor në rajon.

Tare: Pikërisht Kim Jong un eliminoi 110 gjeneralë, vëllain dhe xhaxhain sepse i ishin me Kinën.

Kulla: Unë pajtohem me ju sepse ai po bën shantazh.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Braktis nusen në ceremoninë e dasmës, arsyeja do ju habisë

Close