Agron Duka në “360gradë”: Padrejtësi që s’jam në Kuvend
12/10/2017 - 21:19

Agron Duka e quajti padrejtësi faktin që ai nuk u përfshi në Parlament. I ftuar në emisionin “360 gradë”  të Artur Zhejit mbrëmjen e sotme.

Artur Zheji: Krim i madh që nuk jeni në Parlament zoti Duka?

Agron Duka: “Krim nuk është por gjëra që ndodhin. Ndoshta mund të thuhet e padrejtë. Një përfaqësues i Agrares, domethënë ambjentalist do të ishte mirë që të ishte në parlament. Mund të ishte Sazan Guri, mund të isha unë por fatkeqësisht asnjë prej nesh hyri në parlament.”

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter